Del nga burgu “Papiqulo”

Del nga burgu “Papiqulo”

Refki Hajzeri pronari i BMW-së me ngjyrë jeshile, që ishte kthyer në makthinne qytetarëve të Prishtinës, është liruar nga paraburgimi. I njohur ndryshe si “Papi Chulo” i Prishtinës ndaj tij isjte ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, por kjo u refuzua nga gjykata.

Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.H, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 paragrafi 1 i KPRK-së, me datë 01.04.2023 gjyqtarja e procedurës paraprake të kësaj gjykate, ka marr Aktvendim dhe ka refuzuar kërkesën e paraqitur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, si e pabazuar, andaj i pandehuri R.H është liruar menjëherë nga ndalimi”, tha zëdhënësja e Policisë. 

Hajzeri u ndalua disa ditë më parë pasi drejtonte mjetin në mënyrë të rrezikshme në fshatin Lebane, po ashtu ai përplasi disa makina dhe i rrezikoi jetën disa qytetarëve në Prishtinë, duke u futur me shpejtësi në trotuar. Ndaj tij në sistem rezultonin 225 gjoba për mosrespektim të rregullave të qarkullimit. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit