Lirohet pas 50 vitesh balena vrasëse

Lirohet pas 50 vitesh balena vrasëse

Aktivistët e të drejtave të kafshëve po duartrokasin vendimin për të kthyer balenën vrasëse, të mbajtur në robëri në Miami Seaquarium, për më shumë se 50 vjet, në ‘ujrat e saj’. 

Balena vrasëse u kap nga Oqeani Paqësor në vitin 1970 kur ajo ishte katër vjeç dhe kaloi pesë dekadat e ardhshme duke performuar në atraksionin turistik në Florida. Tani që besohet të jetë 57 vjeç, ajo është balena vrasëse më e vjetër në robëri dhe e ka kaluar kohën e saj në rrethimin më të vogël të balenave në Amerikën e Veriut.

Balena e quajtur Lolita ka qenë në gjendje të keqe shëndetësore vitet e fundit përfshirë problemet e tretjes nga ushqyerja me peshq të kalbur dhe infeksione të lëkurës nga uji ku mbahej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit