Lirohet pas një viti 'mbreti shqiptar i Narkos' në Itali, në trup ka ende drogë

Lirohet pas një viti ‘mbreti shqiptar i…

Dorian Petoku është ekstraduar në vendin fqinj në vitin 2021 nga Shqipëria. Ai është dënuar me 12 vite burg nga drejtësia italiane, por ka kryer vetëm 1 vit burg.

Gjykata vendosi lirimin e tij duke i dhënë masën arrest shtëpie. Sipas mediave italiane ai do të pajiset me një byzylyk elektronik për t’i kontrolluar lëvizjet, dhe pjesën e mbetur të dënimit do ta kalojë në komunitetin e Morlupos në “Green Point Line”.

Petoku rezulton narkoman, edhe pse ndodhej në qelitë e burgut. Petoku nuk është një kriminel i zakonshëm, pasi ai është kushëriri i shefit të parë shqiptar, Arben Zogu dhe paraardhësi i Elvis Demçes , i vetëshpallur “Zot”.

33-vjeçari akuzohej se ishte pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit