Liroi të shumëkërkuarin e Amerikës/ ILD nis verifikimet për gjyqtarin Andi Ymeri, e nxorri nga burgu para se të ekstradohej

Liroi të shumëkërkuarin e Amerikës/ ILD nis…
Featured image of article: Liroi të shumëkërkuarin e Amerikës/ ILD nis verifikimet për gjyqtarin Andi Ymeri, e nxorri nga burgu para se të ekstradohej

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për gjyqtarin e Shkodrës Andi Ymeri, i cili në 17 janar të këtij viti vendosi lirimin nga burgut të Arben Bregut, duke e lënë të lirë pa masë sigurie. Kjo edhe pse ndaj tij ishte caktuar ekstradimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si ‘alibi’ për vendimin e tij, gjyqtari kishte analizuar elementin kohë, duke bërë me dije në vendin se Ministria e Drejtësisë, duhet të kishte dorëzuar vendimin brenda 30 ditëve, kohë që ishte tejkaluar që nga 23 shtatori i një viti më parë.

Megjithatë liria për Bregun nuk ka zgjatur shumë pasi pas ditë pas shpalljes së vendimit, është riarrestuar sërish nga forcat e policisë Shkodër dhe aktualisht ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për të siguruar që vendimi do të zbatohet, Bregu do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga efektivë policie, për të shmangur arratisjen e tij.

Arbin alias Arben Bregu kërkohet nga drejtësia amerikane pasi akuzohet si autori i një vrasjeje të mbetur në tentativë. Edhe pse ndaj tij ishte vendosur ekstradimi, procesi ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufinjëve nga ana e SHBA-ve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit