Lista e zezë e DASH shkon në Kongresin Amerikan, mes tyre familja Berisha

Lista e zezë e DASH shkon në…

Familja Berisha është sjellë sërish në vëmendje për shkak të listës së zezë së SHBA. DASH i ka dërguar Kongresit Amerikan listën e personave që e kanë të ndaluar hyrjen në SHBA, mes tyre dhe familja Berisha.

Në listën e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ishin edhe emrat e familjes Berisha, Sali, Lirie dhe dy fëmijët Shkëlzen e Argita. 

DASH shpalli non-grata Sali Berishën dhe familjen e tij në maj, kjo pasi akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij është i listuar me të korruptuarit nga Bullgaria, Paraguai, Namibia dhe Guatemala.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit