LISTA/ ‘Të varfrit’ e PD-së, emrat e gjyqtarëve, politikanëve dhe drejtorëve që morën kredi si të 'këputur'

LISTA/ ‘Të varfrit’ e PD-së, emrat e…

Me VKM nr. 600, datë 12.09.2007, Sali Berisha firmosi dhënien e 142 kredive pa interes për 25 vite.

Shuma që do të jepej do të ishte nga 5 milionë lekë të reja për deputetë, zv.ministra, prokurorë, gjyqtarë, drejtorë qëndrorë, këshilltarë, shefa SHISH-i e kryesekretare qeverie dhe parlamenti.

Megjithëse ishin me paga të larta shteti; me pagesa mujore në 2-3 borde, me “thela” tenderësh, me trajtime të veçanta për makina e hotele dhe me biznese private; ata u regjistruan dhe u miratuan sikur ishin “Familje të pastreha nën nivel varfërie”.

Në listë ka emra gjyqtarësh e prokurorësh, të cilët janë shkarkuar nga “Veting” për pasuri të shumta, si vila e nga 3-4 apartamente, por janë trajtuar me kredi qeveritare nga 5 milionë lekë.

Madje, në listën e kredive, ka dhe bashkëshortë zyrtarësh të lartë, vëllëzër, motra, baxhanakë; ka dhe deputetë, drejtorë e zv/ministra biznesmenë, me kompani që bëjnë deri 1 milionë Euro xhiro vjetore.

Ja 47 emra zyrtarësh të njohur si milionerë; trajtuar me kredi strehimi si të “varfër”

  1. Ermal Gjinaj (Drejtor kabineti i ministrit Genc Ruli, bashkëshort i ministres Ogerta Manastirliu).
  2. Visho Ajazi Lika (zv.ministër i Ministrisë së Inovacionit)
  3. Oerd Bylykbashi (Shef i Kabinetit të Kryeministrit)
  4. Enno Bozdo (Zv/ministër i Ekonomisë)
  5. Elona Keno Stavri (Toro) (Gjyqtare)
  6. Julian Zonja (Prokuror. Tiranë)
  7. Etrid Teliti (Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD)
  8. Avni Nezaj (Këshiltar në Ministrinë e Brendshme)
  9. Arben Ymer Skenderaj (Këshilltar Ministria e Kulturës)
  10. Eduart Ypi (Drejtor i Thesarit)
  11. Dorjan Teliti (sekretar i Prgj në Ministrinë e Financave)
  12. Abaz Hado (Zv.ministër i MTKRS)
  13. Enkeledi Enver Hajro (Shefe Kabineti Ministria e Drejtësisë)
  14. Arben Dollapaj (Prokuror)
  15. Gerd Hoxha (Gjyqtar)
  16. Gjergji Papa (deputet)
  17. Fatmir Hoxha (Anëtar Gjykata Kushtetuese)
  18. Eraldi Bardhyl Elmasllari (përgjegjës në Kuvend)
  19. Dritan Rreshka (Prokuror)
  20. Agron Tufa (Drejtor i Institutit të Anti-komunizmit)
  21. Krenar Çarçani (Drejtor në SHISH)
  22. Agim Kukeli (Rektor Universiteti të Durrësit)
  23. Endri Hasa (Deputet)
  24. Ndue Paluca (deputet PD)
  25. Nikoleta Paluca (Drejtoria Arsimore-Tiranë)
  26. Brikena Kasmi (Zv/ministre Drejtësie)
  27. Arben Doci ( Drejtor i Parandalimit të Pastrimit të Parave)
  28. Besnik Çobaj (Drejtoria e Lojërave të Fatit)
  29. Bashkim Shehu (Sekretar i përgjithshëm në MTKRS)
  30. Ylli Alushi (Zv/drejtor i SHISH}
  31. Nezir Haldeda (Zv/ministër i Financave).
  32. Iva Zajmi (Zv/ministre e Brendshme)
  33. Elvis Çefa (Drejtori AKKP)
  34. Adriatik Alimadhi (Zv/ministër Transporti)
  35. Roland Bejko (Drejtor i Shkollës së Administratës)
  36. Dritan Hylli (Drejtor i Patentave-Tiranë)
  37. Josel Pashko (Djali i Rajmonda Bulkut)
  38. Agron Gjekmarkaj (Drejtor në Ministrinë e Kulturës)
  39. Marjeta Zaimi (Prokurore Tiranë)
  40. Metush Saraçi (kryetar i gjykatës së Apelit Tiranë)
  41. Elona Varfi (Këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë)
  42. Endrit Lami (Drejtor Ministria e Financave)
  43. Aleksander Muskaj (Anëtar i Gjykatës së Lartë)
  44. Ivi Kaso (Këshilltar i Kryeministrit Berisha)
  45. Aleksander Çavo (Shef Kabineti Ministria e Brendshme)
  46. Flamur Kuçi (Zv/ministër i Kulturës
  47. Edit Harxhi (Zv/ministre e Jashtme).

FAKT/ Me VKM Nr. 56, datë 5.2.2014, Edi Rama urdhëroi bllokimin dhe rikthimin e 142 kredive në arkën e shtetit, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e vendimit; por ministri Ahmetaj nuk e zbatoi, ndërsa Rama bëri sikur e “harroi” dhe asnjë kredi nuk u anulua.

/Burimi: Pamfleti/Përshtati: Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit