Listat dhe koalicionet parazgjedhore, Rama: I gatshëm të shkoj në Këshillin Politik

Listat dhe koalicionet parazgjedhore, Rama: I gatshëm…

Kryeministri Edi Rama thotë se, PS e ka të gjithë vullnetin për të bindur PD, LSI  dhe opozitën presidenciale për ndryshimet kushtetuese dhe impaktin që ato do të sjellin për Shqipërinë.

Ai thotë se është gati të shkojë personalisht në Këshillin Politik, duke theksuar faktin se mirë do ishte që edhe presidenti Meta dhe kreu i PD, Lulzim Basha të jenë prezentë.

“PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PDLSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë, e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë, ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”, shkruan Rama.

Me një shënim në “Twitter”, shefi i ekzekutivit thotë se mazhroranca nuk ka asnjë obligim për PD-LSI, përveç marrëveshjes së 5 qershorit të cilën thotë se do ta mbështesë deri në fund.

“PS nuk ka asnjë obligim ndaj PDLSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër, madje megjithë OP në tryezë!”, shkruan Rama.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit