Listat e hapura, ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Sorenca takim me Ramën

Listat e hapura, ambasadorët Yuri Kim dhe…

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca, kanë zbarkuar këtë paradite në Kryeministri, ku kanë zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Nuk dihet asgjë rreth këtij takimi, i cili është zhvilluar në një kohë kur në Kuvend po mbahet seanca plenare, ku mazhoranca po prezanton raportin final të Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu, takimi me ambasadorëve Yuri Kim e Luigi Soreca vjen në një kohë të tensionuar politike, teksa kryeministri Edi Rama dhe opozita parlamentare janë për ndryshime kushtetuese dhe hapje listash, gjë e cila kundërshtohet nga opozita jashtëparlamentare.

Kujtojmë se kreu i shtetit dhe opozita jashtëparlamentare kanë qenë të prerë kundër ndryshimeve kushtetuese të njëanshme.

Ndërkohë që diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët që janë sot pjesë e takimit me Ramën, kanë kërkuar nga palët t’i qëndrojnë marrëveshjes së 5 qershorit./GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit