Listat e hapura, Basha luan ‘e ka kush e ka’ me Ramën

Listat e hapura, Basha luan ‘e ka…

Teksa në 30 Qershor, Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur për votimin e ndryshimeve kushtetuese, që parashikojnë dhe hapjen e pjesshme të listave, kreu i PD-së Luzlim Basha vjen me një propozim të beftë.

Pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha u shpreh se është dakord me hapjen e listave. Por, shtoi ai, me kushtin që mos të ndalohen koalicionet, siç e parashikon marrëveshja mes mazhorancës dhe një pjesë të opozitës parlamentare.

“Mbështesë hapjen 100% të listave, me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen dhe të qëndrojnë siç janë sot. Ky propozim është i drejtë. Nuk mund të thuash që hapim listat, por deputetët kryesorë i zgjedh partia”, tha Basha.

Ai shtoi se ky propozim do të paraqitet në tryezën e Këshillit Politik që do të zhvillohet pasditen e sotme, nga përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylkykbashi dhe Petrit Vasili.

Mbetet për tu parë përgjigjja e mazhorancës dhe reagimi i opozitës parlamentare.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit