"Lleshaj dhe Ahmetaj"/ “Shpërthen” gazetari: Mendjet perverse të ministrave të Ramës

“Lleshaj dhe Ahmetaj”/ “Shpërthen” gazetari: Mendjet perverse…

Gazetari Enkel Demi, drejtues i emisionit “Abc e Mëngjesit” ka reaguar ashpër ndaj dy ministrave të Edi Ramës, atij të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Demi tha se ministri i gjobave, Lleshaj shkoi dhe takoi në jug të vendit një 80-vjeçar, ndërkohë që nuk kishte as maskë dhe as doreza.

“Shkoi takoi 80-vjeçarin që i kishin vjedhur shtëpinë, pa respektuar asnjë masë të distancimit social. Po ta kisha bërë unë atë veprim do të kishin nxjerrë te tabela e emolacionit për keq. Por Sandri shkoi e takoi dhe mirë që nuk garanton dot sigurinë e shqiptarëve, por mund t’i çojë edhe koronavirusin”, tha Demi.

Në vijim ai u ndal te ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, i cili u shfaq pak ditë më parë me një lopatë në dorë, në një kantier ndërtimi.

“I veshur me pantallona territal, shkoi dhe mori një lopatë. Këto janë mendjet perverse të një pushteti në krizë, që mund të bëjë gjithçka dhe mendojnë se njerëzit janë budallenj.

Këto thonë bëni si them unë, por jo si bëj unë, ndaj them se këto janë mendjet perverse të këtij pushteti”, tha Demi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit