Lleshaj ‘godet’ sërish, ble presh e patëllxhanë ... 1.5 miliardë Lekë!

Lleshaj ‘godet’ sërish, ble presh e patëllxhanë…

Më shumë se 1.5 miliard Lekë është shuma e kontratës së lidhur nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara për të blerë ushqime.

Tenderi është hapur në 12 Mars dhe është mbyllur gati dy muaj më vonë. Nga të dhënat në agjencinë e Prokurimeve Publike, fituesi është kompania “GERTI – 1987” me ofertë pranë fondit limit. Sipas të dhënave në Qendrës Kombëtare të Biznesit, firma zotërohet nga Elgert Laskaj, me zyra qendrore në fshatin Çarshov të Gjirokastrës. Nuk ka detaje për pjesëmarrjen e kompanive në garë.

Çfarë artikujsh do të blejë ABP, për të furnizuar Drejtorinë e Burgjeve?

Referuar të dhënave në APP, shuma mbi 1.5 miliard Lekë do ti paguhet kompanisë për të blerë: Bukë gruri dhe simite, djathë të bardhë, gjalp të freskët pa kripë, qumësht, mish viçi, makarona, oriz, sheqer, fasule të thata, vaj luledielli, salcë për gjellë, kripë, çaj mali, vezë, bizele- të njomë e të ngrirë, barbunja, bamje, presh, spinaq, domate, qepë e thatë, qepë e njomë, patate, lakër e bardhë, speca, patëllxhan, karota, mollë, portokalle, mandarina, dardhë, pjeshkë, nektarina, kumbulla, kajsi.  

Gazeta Atdheu raportoi së fundmi për një tender të ngjashëm të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, që shpenzoi mbi 350 milionë lekë nga buxheti i shtetit, për të blerë bukë, qumësht dhe vezë… për furnizimin e Spitalit të Shkodrës.

Këtë herë, shifra është shumë herë më e lartë.

Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, është në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj. Në disa raste, shifrat që harxhon agjencia dhe mënyra e shpalljes së fituesve kanë krijuar dyshime për tendera të fiksuar e korruptivë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit