Lleshaj i bën thirrje qytetarëve/ “Respektoni rregullat kur aplikoni për dokumente biometrike”

Lleshaj i bën thirrje qytetarëve/ “Respektoni rregullat…

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, zhvilloi sot një takim në Bashkinë e Konispolit, me Kryetarin e Bashkisë Shuaip Beqiri, Prefektin Flamur Mamaj, deputetin Andrea Marto, Drejtorin e Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe të zgjedhur lokalë.

Lleshaj njofton se në këtë bashki, prej 1 viti është hapur një zyrë aplikimi për dokumentet biometrike, që i shërben një komuniteti prej mijëra banorësh, të cilët udhëtonin dhjetëra kilometra deri në Sarandë për t’u pajisur me pasaporta apo ID karta.

Nga Saranda, ai i bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e Covid-19 gjatë kohës që aplikojnë për karta identiteti dhe pasaporta.

“I ftoj qytetarët që duke zbatuar masat e sigurisë në kushtet e pandemisë të vazhdojnë aplikimin, ndonëse qeveria e ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave deri në fund të vitit, me qëllim që t’u vihen në shërbim qytetarëve. Megjithatë zyra është e hapur dhe duhet të funksionojë dhe duhet të shfrytëzohet.

Ndërkohë që diskutuam me Kryetarin e Bashkisë dhe me autoritet e tjera të Bashkisë, drejtuesit e Policisë për çështjet që kanë të bëjnë me rritjen e parametrave të sigurisë publike në këtë Bashki dhe në zonat në përgjithësi. Shohim me kënaqësi që niveli i sigurisë në Konispol, është në parametra të kënaqshëm, madje më mirë sesa në zona të tjera.

Kemi lënë detyra dhe do ta ndjekim në vijueshmëri zbatimin e tyre, sa i përket rritjes së forcës goditëse dhe parandaluese të Policisë në raport me krimin, duke u fokusuar tek krimi i rrugës, ose krimet e vogla që quhen, por që sjellin pasoja të mëdha, siç janë vjedhjet, këtu më pak, por në Bashkitë fqinje më shumë. Kemi ndërmend që këto detyra t’i ndjekim në vijueshmëri me qëllim që ta rritim sa të jetë e mundur më shumë, nivelin e sigurisë në këtë zonë, skaji jugor i Shqipërisë, që duhet të jetë po ashtu një nga modelet më të mira të saj”, deklaroi ministri në një prononcim për mediat.|Gazetaatdheu.com|

https://www.facebook.com/lleshajsander/videos/272967117151829/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit