
Një qytetar ka ngritur një denoncim të fortë ndaj projektit të shumëpërfolur në Portin e Durrësit, nga kompania e biznesmenit arab Mohamed Alabbar në kuadër të “Durrës Marina”.
Sipas mesazhit të dërguar në redaksi, qytetari akuzon kompaninë dhe autoritetet shtetërore për ndotje të rëndë të detit dhe shkatërrim të relievit natyror.
“Edi Rama mos e bëfsh pikën e hajrit që i ke dhënë 50 hektarë tokë det Alabbar-it,” – thotë qytetari në një video të siguruar nga JOQ. “Alabbari hedh mbetjet, hedh pisllëqet e të gjithë llumin në det. E prishi detin, e prishi relievin. Shih llumin, ja ku është! Llumi i firmës kalon këtu dhe hidhet në det.”
Pamjet e siguruara tregojnë mbetjet e ndërtimit që përfundojnë në bregdetin e Durrësit, ndërkohë qytetari denoncon ashpër atë që ai e quan “shkatërrim i pasurisë kombëtare”. Sipas tij, përveç dëmeve mjedisore, ky projekt po realizohet mbi themele të padrejta – duke falur tokë publike për interesa të huaja dhe duke përjashtuar qytetarët shqiptarë.
Ndërkohë që projekti “Durrës Marina” është promovuar si një investim strategjik me vlerë miliarda euro, ka pasur gjithnjë zëra kritikë që kanë vënë në pikëpyetje transparencën, ndikimin në komunitet dhe efektet mjedisore të këtij zhvillimi. Denoncime si ky i fundit shtojnë shqetësimin mbi mungesën e monitorimit real nga autoritetet shtetërore.
“Edi Rama, ti e shite Durrësin, e shite detin, pronën, përzure shqiptarët nga vendi,” vazhdon qytetari, duke e quajtur kryeministrin “kryekriminel” dhe duke kërkuar ndëshkim për atë që e cilëson si tradhti ndaj vendit.
Ngjarja vjen në një kohë kur komuniteti i Durrësit dhe shoqëria civile kanë rritur presionin mbi autoritetet për më shumë transparencë mbi projektin, ndërsa akuzat për ndikim negativ në mjedis dhe ekonomi po bëhen gjithnjë e më të zëshme. Përballë këtyre denoncimeve, institucionet shtetërore vijojnë të heshtin.
<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/cQ6NBBsfpyg” title=”” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>