Loja e PS për shkarkimin e Metës, ja si u votua sot në Kuvend

Loja e PS për shkarkimin e Metës,…

Kuvendi ka miratuar sot në seancë plenare raportin final për presidentin Ilir Meta, ku nuk parashikohej shkarkimi i kreut të shtetit. Raporti është votuar me 78 vota pro dhe 17 kundër. Dokumenti i Komisionit Hetimor Parlamentar vëren se shkeljet e konstatura nuk justifikojnë shkarkimin e presidentit.

Bazë për argumentet e mazhorancës ka shërbyer opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias, ku theksohej se presidenti ka tejkaluar kompetencat nisur nga rrethanat, por nuk është në kushtet për t’u shkarkuar nga detyra.

Gjatë diskutimeve në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të donte shkarkimin e Ilir Metës, por sipas tij një vendim i tillë nuk do të merret, për shkak se Komisioni i Venecias ka rekomanduar se shkeljet e tij nuk janë aq të rënda.

Nga ana tjetër, kundër raportit të Komisionit Hetimor u pozicionua opozita parlamentare. Deputetët e pakicës akuzuan mazhorancën se po bën pazare me Metën prandaj edhe u tërhoq nga nisma për shkarkimin e kreut të shtetit.

LEXO EDHE: 

A do shkarkohet Presidenti Meta? Ja çfarë thotë tutkuni i Rilindjes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit