Loja e rrezikshme që çon fëmijët tek akti ekstrem, mbërrijnë denoncimet e para edhe në Shqipëri

Loja e rrezikshme që çon fëmijët tek…

Persona anonimë në rrjetet sociale, të cilët fshihen pas personazhit “Jonathan Galindo”, dhe që i nxisin fëmijët drejt një loje që i çon deri në vetëvraësje, kanë mbërritur edhe në Shqipëri.

Policia shprehet se nuk ka asnjë konstatim të kësaj loje në vendin tonë, por në Linjën Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë, në numrin 116, brenda një javë kanë mbërritur plot 5 sinjalizime.

Në fakt, bëhet fjalë për në adresë në rrjetin social Instagram.

Fëmijët janë kontaktuar nga e njëjta adresë.

Disa prej bisedave janë bërë në gjuhën shqipe, e disa në atë angleze.

Profili i denoncuar është mbyllur, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit që e përdorte.

Fëmijët e kontaktuar janë të moshës 10-16 vjeç.

Loja “Jonathan Galindo” është vazhdim i Balenës Blu, e cila përmban 50 sfida të rrezikshme.

Sipas psikologëve, informimi dhe komunikimi me fëmijët mund të shërbejë si një mënyrë parandaluese.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit