Loja me paketat mujore të ofertave të 'Vodafone-Albania' çmend qytetarin: 'Janë bërë si Sudja...!"

Loja me paketat mujore të ofertave të…

Nuk do të ishte aspak serioze që të një kompani ndërkombëtare gjigante të telefonisë si “Vodafone”, ta krahasoje me personazhe komik ose mashtrues.

Por “Vodafone-Albania”-n duket se e ka zënë virusi. Jo koronavirusi, por virusi i mashtrimeve që bën me konsumatorët e pambrojtur shqiptarë.

Është pikërisht “Vodafone-Albania” që kohët e fundit është përfshirë nga një anomali jo rastësore me shërbimet dhe paketat e ofertave, duke bërë që shumë klientë ta braktisin për të kaluar në kompani të tjera.

Por ka edhe nga ata që vijojnë të mbajnë numrin Vodafon për shumë arsy, sidomos pune, dhe nuk reshtin së ankuari madje edhe në rrjetet sociale.

Kështu i ka ndodhur edhe një qytetari që ka ndarë me “Gazetaatdheu.com” shqetësimin e tij, mbi problematikën që i ka nxjerrë “Vodafone-Albania” në paketat mujore.

Qytetari na ka vënë në dispozicion foton me mesazhet e dërguara në numrin e tij nga “Vodafone-Albania”, ku tregohet qartë “loja” me çmimet e pastabilzuara të paketave mujore që ndryshojnë nga një muaj në tjetrin.

Ka qenë pikërisht blerja e një pakete shtesë me “8 GB” internet nga “Vodafone-Albania”, që qytetarit në muajin qershor, më saktë në datën 23 qershor 2020 (shih foton), i ka kushtuar 300 lekë.

Po e njëjta paketë shtesë me po “8 GB” internet te “Vodafone-Albania”, të njejtit abonent në muajin korrik, më saktë në 24 korrik 2020, i ka kushtuar 490 lekë.

Pra i ka kushtuar e njëjta paketë megabitësh interneti plot 190 lekë më tepër, vetëm një muaj më pas.

I indinjuar për këtë ndryshim kaq të menjëhershëm dhe të pa njoftuar nga ana e kompanisë “Vodafone-Albania”, qytetari i është drejtuar “Gazetaatdheu.com” me këtë mesazh:

“Përshendetje. Shiko si jane cmimet nga qershori ne Korrik .. vodafone

Vetenm mashtrojne pa na njoftuar. Jane bo si Sudja…”

Nisur nga këto të dhëna dhe nga ky mesazh, por edhe nga të tjera ankesa të publikuara më parë, po ua lëmë ju ta gjykoni nëse “Vodafone-Albania” është bërë si kompania rrentjere “Sude” apo jo…?!/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit