"Lojtar i talentuar", sulmuesi i Chelsea-s flet për talentin shqiptar, Armando Broja

“Lojtar i talentuar”, sulmuesi i Chelsea-s flet…

Armando Broja, një super talent shqiptar ka arritur të fitojë akoma më shumë protagonizëm në skuadrën e Chelsea-s.

Së fundmi, Pierre Emerick Aubameyang është intervistuar nga faqja zyrtare e klubit të tij të Chelsea.

I pyetur rreth shqiptarit Broja, lojtari është shprehur se i ka dhënë disa këshilla dhe se gjithashtu ai është i talentuar dhe i fortë fizikisht.

 “Po ne kemi folur disa herë bashkë dhe jam përpjekur t’i jap atij disa këshilla. I them gjithmonë atij kur stërvitemi përpara portës që të mendojë gjithmonë se kur të ndodhet në këtë situatë, sikur të jetë shansi i tij i vetëm gjatë një ndeshje dhe të përpiqet ta fiksojë këtë gje. Mendoj se kjo do ta ndihmojë atë sepse kjo është e gjitha që unë mund t’i mësoj sepse ai është shumë lojtar i mirë, ai është shumë i shpejtë, është i fortë fizikisht dhe sigurisht i duhet vetëm finalizimi dhe të jetë pozitiv përballë portës”, është shprehur sulmuesi.

Chelsea është në prag të sfidës ndaj Arsenal e cila do të luhet të dielën në orën 13:00.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit