Lojtarët përqafohen në fushë me gjithë koronën/ Gjermania vazhdon t’i mbajë stadiumet bosh

Lojtarët përqafohen në fushë me gjithë koronën/…

Tifozët e futbollit duhet të presin gjatë deri sa të kenë mundësinë të shkojnë për të ndjekur ndeshjet në stadiume. 

Edhe pse me numër të kufizuar, klubet e Bundesligës dëshirojnë ta fillojnë sezonin e ri me tifozë në stadiume.

Por sipas gjasave duket se këta tifozë do vazhdojnë të zhgënjehen pasi politika ende ngurron.

Politikanët gjermanë e refuzuan për momentin dëshirën e Bundesligës për t’u lejuar tifozëve të rikthehen në stadiume, të paktën pjesërisht.

“Mijëra spektatorë në stadiume – kjo nuk përputhet me nivelin aktual të infeksioneve”, shkroi ministri federal i Shëndetësisë, Jens Spahn, në Twitter .

“Tani është e rëndësishme të mos u hyjmë rreziqeve të shmangshme. Koncepti Federatës Gjermane të Futbollit DFL është i mirë në teori, por në rastin e pandemisë, ajo që ka rëndësi është realiteti në praktikë.”

Nëse shënohet një gol edhe lojtarët edhe tifozët përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën

Megjithatë politikanët do të diskutojnë edhe një herë në fund të gushtit për konceptin e DFL-së.

Ky parashikon që fillimisht të lejohet në stadiume vetëm një numër i kufizuar tifozësh.

Po ashtu që në stadiume të mos lejohen pijet alkoolike dhe që të shiten vetëm bileta të personalizuara në mënyrë që në rast infeksioni të jetë e mundur që të ndiqen më mirë dhe më shpejt zinxhirët e infeksionit dhe që ato të  ndërpriten.

Edhe mjekët janë skeptikë

Përveç shumë politikanëve edhe Shoqata e Mjekëve “Marburger Bund” është kundër kthimit të tifozëve në stadiumet e Bundesligës.

“Në radhët e tifizëve mund të ketë ndonjë superpërhapës të virusit dhe ky mund të përhapet si zjarri”, tha kryetarja e Marburger Bund, Susanne Johna, për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung”.

Ajo e konsideron rrezikun e ngjitjes masive të virusit si rrezik real.

 “Ne i kuptojmë përpjekjet e DFL-së, por e konsideroj si jorealist konceptin e DFL-së për të parandaluar ngjitjen e virusit.”

Nëse shënohet një gol, unë nuk mund ta imagjinoj se si tifozët do të qëndrojnë pa lëvizur në vendet e tyre.

Në raste të tilla ata përqafojnë njëri-tjetrin dhe as nuk u bie mendja për koronën.” tha Johna.

/Burimi: DW./Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit