Lojtari i Bylisit në hall: Këtu në Ballsh s'ka vajza, kanë ikur në Tiranë

Lojtari i Bylisit në hall: Këtu në…

Kamara Abaubacar është një nga lojatër e huaj që kanë mbërritur në Ballsh për të qenë pjesë e ekipit të Bylis. Kamara është nga Bregu i Fildisht dhe ka rreth dy vite në Shqipëri, si pjesë e mallakastriotëve. Ai thotë se ndihet mirë që menaxheri i tij i sygjeroi të luante për Bylisin dhe është përshtatur në vendin tonë. Për 22-vjeçarin çdo gjë është duke shkuar mirë, përveç aspektit personal. Në Ballsh nuk ka vajza, pasi shumica e tyre janë larguar drejt Tiranës.

Menaxheri më tha që të vija në Shqipëri te Bylis, se është ekip i mirë, se ka lojtarë të rinj dhe se do të ishte mirë për mua. Njerëzit këtu? Disa janë të mirë, disa jo edhe aq. Stërvitemi dhe më pas shkojmë që të flemë. Të dashur? Jooo, nuk kam. Vajzat shqiptare janë të mira, por shumica e tyre janë larguar në Tiranë. Këto që janë këtu në Ballsh, janë të vogla, 11-12 vjeç. Një pjesë tjetër janë martuar tani”, tha Kamara Abaubacar për GPS.

Shpesh për t’u argëtuar, Kamara dhe miqtë e tij të huaj duhet të shkojnë në Tiranë, pasi Ballshi nuk ka jetë nate e aq më pak të rinjë. Nga Shqipëria thotë se i pëlqen ushqime si fasulja, pilafi, byreku me gjizë, ushqime të cilat i konsumon shpesh. Të ndaluar thonë se kanë sufllaqet dhe hamburegerat si ushqime jo të shëndetshme për shëndetin e tyre si lojtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit