Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga…

Antigua dhe Barbuda triumfoi 5-0 ndaj Anguillës në CONCACAF Nations League, në një ndeshje që do të mbahet mend edhe për një episod tejet të rrallë.

Në qendër të vëmendjes ishte mesfushori i Anguillës, Aedan Scipio, i cili u fut në lojë në minutën e 68-të. 36-vjeçari, i dallueshëm për flokët e tij shumë të gjatë që i lidh rreth belit gjatë ndeshjeve, u përfshi në dy episode të pazakonta.

Vetëm katër minuta pasi zbriti në fushë, Scipio u ndal në mënyrë të çuditshme nga Keon Green, i cili e kapi nga flokët. Gjyqtari nuk e toleroi veprimin dhe e ndëshkoi lojtarin e Antiguas me karton të kuq.

Por historia nuk përfundoi aty. Në kohën shtesë, një tjetër futbollist i Antiguas, Knight, përdori të njëjtën mënyrë për të ndalur Scipion. Edhe ai u përjashtua direkt nga loja.

Kështu, mesfushori i Anguillës u bë protagonist i një situate të rrallë, pasi dy kundërshtarë morën karton të kuq për ndërhyrje ndaj tij.

Pavarësisht se e mbylli takimin me nëntë lojtarë, Antigua dhe Barbuda arriti një fitore të thellë 5-0.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit