Londër, propozohet ndërtimi i një xhamie 13-katëshe nga komuniteti shqiptar

Londër, propozohet ndërtimi i një xhamie 13-katëshe…

Një projekt i ri i paraqitur në Bashkinë e Londrës parashikon ndërtimin e një qendre islame moderne 13-katëshe, e cila do të shërbejë si xhami dhe qendër komunitare për komunitetin mysliman shqiptar në zonën e Queen’s Park, në veriperëndim të kryeqytetit britanik. Kompleksi është planifikuar të ndërtohet në vendin e një ish-klubi.

Godina e re është projektuar të ketë 13 kate dhe, sipas aplikimit të depozituar pranë autoriteteve britanike, do të përfshijë tre kate me salla faljeje, klasa për edukim, kafene, restorant, ambiente komunitare, si edhe një morg, duke funksionuar si një qendër multifunksionale për komunitetin mysliman shqiptar.

Projekti është ende në fazën e shqyrtimit nga autoritetet vendore dhe nuk ka marrë ende miratimin përfundimtar për ndërtim. Në zonën ku është propozuar ndërtimi ndodhen tashmë edhe 15 xhami të tjera brenda një rrezeje prej rreth 5 kilometrash.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit