Loredana Zefi tregon se si qëndron e vërteta e rikthimit me Mozzik

Loredana Zefi tregon se si qëndron e…

Pas shumë thumbave në rrjete sociale, Loredana Zefi ka folur për herë të parë për marrëdhënien që ka me ish-partnerin e saj, Mozzik.

Ditën e djeshme, këngëtarja publikoi në lloogarinë e saj në Instagram një foto, në të cilën shihet krah Mozzik.

Krahas saj, reperja sqaroi të gjithë ndjekësit se ndonëse kanë kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin së fundmi, ajo dhe Mozzik nuk mund të kenë “një lidhje të shëndetshme” bashkë.

Megjithatë, artistja shprehet se është shumë e lumtur që ish-partneri i ka dhuruar dhuratën më të bukur në jetë, vajzën e tyre, Hanën.

“Përshëndetje njerëz, disa nga ju kanë vënë re se unë dhe Mozzik kemi disa probleme për momentin. Ne jemi thjesht dy kokëfortë, të cilët nuk munden as me njëri-tjetrin, as pa njëri-tjetrin. Faza e albumit ishte shumë intensive dhe gjatë kësaj kohe kuptuam se mund të qeshim për 10 orë bashkë, por nuk mund të kemi një marrëdhënie të shëndetshme.

Por jam ende shumë e lumtur që arritëm ta bënim këtë album dhe tentuam sërish. ‘No Rich Parents’ ka shkuar shumë mirë. Jam shumë e lumtur që dëgjoj fjalë të mira për albumin. Mozzik dhe unë do të ruajmë sërish raportet e mira.

Ai më dha dhuratën më të bukur të jetës. Mbajini për vete akuzat si ‘ju thamë që do ndodhi kështu’. Kam bërë shumë gabime në jetën time, por këtë herë nuk gabova. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë dhe të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit