Lorik Cana gati për “trampolinën” e madhe, kandidat për postin e rëndësishëm

Lorik Cana gati për “trampolinën” e madhe,…

Ish-kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, mund të marrë së shpejti një post të rëndësishëm.

Media zvicerane  “Le Matin”, raporton se Cana ka gjasa të emërohet drejtor sportiv në klubin e Lozanës.

Ish-lideri i kuqezinjve shihet si një ndër kandidatët kryesor për të marrë detyrën e re në klubin që kryeson kategorinë e dytë në futbollin zviceran.

Lozana ka nevojë për një drejtor të ri sportiv pas largimit nga detyra të Pablo Iglesias. Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2016, Cana është licencuar si trajner, ndërkohë drejton dhe fondacionin “Lorik Cana 5”.

Megjithatë në deklarata të mëhershme Cana ka deklaruar se e sheh veten si drejtor sportiv dhe jo si trajner në të ardhmen e tij. Një shembull i mirë në këtë drejtim nga radhët e kuqezinjve është drejtori sportiv i Lacios Igli Tare, i konsideruar si një ndër më të mirët në Seria A.

/Shekulli

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit