Lot! Kandidati i Bashës promovon veten me këngën e Edi Ramës

Lot! Kandidati i Bashës promovon veten me…

Një detaj interesant ka tërhequr vëmendjen në fushatën elektorale të kandidatëve për deputet.

Abas Tafa, i cili garon nën siglën e Lulzim Bashës, ka zgjedhur një këngë të njohur për videon e tij promovuese për të marrë vota, e pikërisht me këngën e përdorur nga Edi Rama në fushatën e vitit 2009 “Çohu” nga West Side Family.

Zgjedhja e kësaj muzike ka ngjallur humor dhe pikëpyetje në rrjetet sociale, ku shumica dyshojnë se një gafë e tillë duhet të jetë e qëllimshme.

Pasi përzgjedhja e njëjtë e simboleve dhe identitetit politik në një garë elektorale është thelbësore që partitë rivale të diferencohen qartë nga njëra-tjetra.

Deri tani nuk ka një reagim nga vetë Abas Tafa apo nga stafi i tij elektoral për këtë përzgjedhje muzikore, ndërkohë që videoja vazhdon të qarkullojë në rrjet, duke shkaktuar komente gazmore.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit