Lotaria Amerikane/ Sot dalin përgjigjet, si të kontrollini nëse jeni fitues

Lotaria Amerikane/ Sot dalin përgjigjet, si të…

Përgjigjet për të gjitha ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, pritet të dalin sot.

Kujtojmë këtu se përgjigjet priteshin të merreshin nga 5 maji, por për shkak të pandemisë, dalja e tyre u shty nga Departamenti Amerikan i Shtetit deri më 6 qershor.

Pra, duke filluar nga dita e sotme mund të kontrolloni nëse janë përzgjedhur.

Të regjistruarit e DV-2021 duhet të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim, duke kontrolluar në formatin on-line “Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve” në faqen zyrtare të E-DV-së.

PËRDITËSIM: Departamenti është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020. Ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.”-njoftonte ambasada amerikane në 4 maj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit