LSDM pranon dorëheqjen e Zoran Zaev, partia do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

LSDM pranon dorëheqjen e Zoran Zaev, partia…

Një lajm i fundit vjen nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se këshilli ekzekutiv i LSDM ka pranuar dorëheqjen e kryetarit të saj të deritanishëm, Zoran Zaev. Bëhet me dije se këshilli ka vendosur që partia e tyre të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për zgjedhjen e liderit të ri. Sipas njoftimit nga zëdhënsja e partisë, Bogdana Kuzevska, nesër do të hapet gara për liderin e ri dhe secili anëtar që është i interesuar mund të konkuroj.

Ndërkohë pritet që më 12 dhjetor në Kongres do të votohet për liderin e ri partiak që më pas do të zgjedh edhe kryesinë e ngushtë partiake. Sa i përket Dimitar Kovacevski, ndonëse është potencial që ka vlerë dhe kapacitete për të drejtuar këtë subjekt politik, sipas Kuzevska nuk do të jetë pasues pasi organet partiake kanë vendosur që të shkohet në zgjedhje për liderin e ri, me emra të rinj. Ndonëse do të hiqet nga posti që mban, Zaev pas 12 dhjetorit do të ngelet në politikë dhe do të jetë një anëtar aktiv i LSDM-së.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit