LSI dhe PD kùndër projektit të PS

LSI dhe PD kùndër projektit të PS

Përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik argumentuan përmes një letre kundërshtitë që kanë ndaj propozimeve të Damian Gjiknurit.

Ato gjithashtu kërkuan dhe përfshírjen e ODIHR në amendimet e Kodit Zgjedhor.

Në këtë letër thuhet:

“Partia Socialiste propòzon ndryshimin e mekanízmit të garimit zgjedhor dhe të formulës përkatëse që kthén votat në mandate, e që përfshín edhe koalícionet. Ky pròpozim i njëanshëm , është i pa pranueshëm për opozítën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndàrjes së mandateve të mblédhura në garën zgjedhore, pa shkàk të lígjshëm dhe vetëm katër muaj para fillimit të regjístrimit të subjekteve zgjedhore. Duke qenë se Presidenti Republikës ka dekrétuar datën e zgjedhjeve dhe pròcesi zgjedhor ka filluar, kjo përbën ndryshim të rregullave në mes të procesit zgjedhor”.

Për listat e kandidatëve partia socialiste propòzon që të jenë të hapura 100 % dhe se kandidatët i nënshtrohen votës preferenciale.

Vota preferenciale ndryshon renditjen e listës. Kjo gjë është komentuar nga opozita si një híle e madhe pasi në fletën e votimit votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët për deputetë, që janë të renditur në fletën e votimit sipas preferencës së kryetarit të partisë.

Pasi të mbýllet procesi i votimit, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.

Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Sipas kësaj formule deputetët do të zgjidhjen sipas preferencës së kryetarit të partisë dhe kështu do të përfitojnë ata që janë të parët në listë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit