LSI dorëzon sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën, PD mund të veprojë njësoj

LSI dorëzon sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin…

Vendimi që u mor nga KAS për rrëzimin e kërkesave të LSI-së dhe PD-së përsa i përket prtendimeve që kishin ëpr qarkun e Gjirokastrës, duket që ka lënë të pakënaqur përfaqësuesit e LSI teksa kanë vendosur që të bëjnë një ankimim në Kolegjin Zgjedhor.

PD dhe LSI kërkuan që të riorganizimi i zgjedhjeve të reja në qarkun e Gjirokastrës, por KAS e rrëzoi këtë vendim dhe la në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ditën e sotme, LSI pritet të dorëzojë një ankimim në Kolegjin Zgjedhor përsa i përket zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastrës. Të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe partia Demokratike, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre e kanë konsideruar këtë si vendim politik.

Kërkesa e LSI-së për rivotim në qarkun e Gjirokastrës, bazohej në faktin që për emigrantët e ardhur nga Greqia ishte vendosur një karantinim 14 ditor, duke bërë që LSI të dëmtohej politikisht në zgjedhje.

Ndërsa PD ëkrkonte rivotim me argumentin se në këtë qark ishin blerë vota në mënyrë masive nga partia Socialiste dhe se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve, por që për KAS nuk kishte prova e fakte të mjaftueshme për të mbështetur ankimimin e tyre duke e rrëzuar atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit