LSI u fundos dhe as mandat s’mori, Petrit Vasili i kursen popullit 90 mijë lekë, ‘i zhvat’ 2 MILIARD!!!

LSI u fundos dhe as mandat s’mori,…

Zgjedhjet e 25 Prillit patën një rezultat fatal për LSI, ashtu si në asnjë vit zgjedhor, teksa nënkryetari Petrit Vasili mbeti pa mandat. Megjithatë Titi është një prej personazheve të preferuar të institucioneve shëndetësore të Rilindjes, pasi është përfitues i tenderave publikë në masë. Me kompaninë e tij Titi ka dalë më i fituar se sa të ketë një mandat deputeti, rroga e të cilit shkon pak a shumë tek 2 milionë lekë në muaj. Një shumë qesharake kjo për të eturin për para publike, kur krahasohet me tenderat që përfiton me kompaninë e tij MEGAPHARMAN.

[do lloj manovre ka përdorur Titit për të shmangur lidhjet me këtë kompani, të cilën ën fillim e kaloi në emër të djalit të dajës, e ky i fundit në emër të bashkëshortes së tij. Teksa shante Rilindjen nga foltorja, MEGAPHARMA përfitonte paratë e popullit dhe Titi vazhdonte aktrimet në parlament duke vënë maskën e opozitarit.

Tani që nuk ka më detyrim llogaridhënie ndaj popullit, si përfaqësues i tyre në parlament, Titi mbase e kalon kompaninë në emrin e tij… E kur e mendon nga një anë, nëse do e kishte marrë mandatin, me çfarë fytyrë do shfaqej në kuvend duke i folur popullit për vjedhjet që i bën Rilindja, ndërkohë që i vetë i zhvat me procedura prokurimesh që i futen në xhep pa u munduar fare.

Këtë radhe bëhet fjalë për një tender të majmë, që QSUT e Enkel Jotit i ka dhënë MEGAPHARMA si konkurrues i vetëm në procedurë, arsyeja pse ky tender është shënuar me REDFLAG. Fakti ironik në këtë procedurë prokurimi, është fakti se diferenca mes fondit limit dhe ofertës ekonomike fituese është vetëm 92 mijë lekë të vjetra. Gallatë bëhet me taksat tona e me paratë publike që supozohet të mbushin boshllëqet e mëdha që ka sektori i Shëndetësisë… E ndërsa as parimi i konkurrencës nuk zbatohet dhe paratë e shqiptarëve i futen në xhep një grushti të ngushtë oligarkësh, asgjë nuk ndryshon në shëndetësinë shqiptarë të mjeruar. Për sa kohë që asnjë organ shtetëror nuk heton rastet e shkeljeve me paratë publike, ato do të vazhdojnë të derdhen vu e shqiptarët e mjerë do të vazhdojnë të mbeten në mëshirë të fatit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit