Luan Daci nuk bie dakord, apelon vendimin e dënimit për falsifikim dokumentesh

Luan Daci nuk bie dakord, apelon vendimin…

Luan Daci, anëtari i pezulluar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka apeluar vendimin e dënimit të tij me 12 muaj shërbim prove. Daci me anë të avokatit të tij ka apeluar vendimin e Shkallës së Parë, e cila e gjeti atë fajtor për “falsifikim dokumentash”. Çështja ndaj tij është regjistruar dje nga anane gjykatës së posacme të Apelit dhe kjo çështje do të shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Pas ankesës tashmë Daci pritet që të përballet me Apelin e GJKKO-së, ku ai do të kërkojë pafajësi.

Ndërkohë që gjykata nuk ka caktuar ende një datë për zhvillimin e seancës së parë. Kujtojmë se fillimisht SPAK kërkoi për gjyqtarin e KPA-së dënim e tij me 1 vit burg, por kërkesa u pranua pjesërisht nga gjykata. Sipas SPAK Daçi ka fshehur një vendim të shkarkimit të tij në vitin 1997. Gjyqtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin korrik, pas kallëzimit në SPAK të anëtarit të KLP-së, Besnik Cani.

Gjithashtu kallëzim në SPAK, ka bërë edhe ish prokuroria e Tiranës Antoneta Sevdari dhe gjyqtari i Gjykatës së Durrësit Ervin Metalla. Pasi u mor i pandehur, Daci u pezullua nga detyra nga Gjykata e Posaçme, por Apeli e riktheu atë sërish në detyrë. Por, KPA, vendosi pezullimin e gjyqtarit derisa ai të marrë një vendim të formës së prerë nga ane e GJKKO-së./Fax News

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit