Luan për Champions në Gjeorgji, Ministria e Jashtme këshillon Tiranën: Çfarë ju duhet për udhëtimin

Luan për Champions në Gjeorgji, Ministria e…

Klubi i Tiranës po përgatitet për ndeshjen e turit të parë kualifikues në Champions League, ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi.

Ndeshja do të luhet në 19 gusht, në Gjeorgji.

Situata prej pandemisë ka kushtëzuar shumë edhe transportin, ku është mjaft e vështirë kalimi.

Ministria e Jashtme, ka treguar për ekipin e Tiranës, se nëse vendos të kalojë nëpërmjet Sllovenisë, do u duhen dokumente të posaçme, që të mos u hapen punë në pikat doganore, për të finalizuar udhëtimin drejt Gjeorgjisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Për Slloveninë, Shqipëria sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-19, është pjesë e listës së kuqe. Në listën e kuqe, Sllovenia deri në datën 7 gusht ka përfshirë 58 vende.

Në këto kushte, ndaj shtetasve shqiptarë për hyrje, dalje e qëndrim në Slloveni zbatohen kufizimet e rregullat e mëposhtme:

Mund të lëvizet tranzit përmes territorit të Sllovenisë drejt Shqipërisë (nëpërmjet Kroacisë) me pasaportë të vlefshme shqiptare (Sllovenia ka pranuar aktin normativ të qeverisë shqiptare për shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportave që u ka kaluar afati gjatë vitit 2020 deri në 31 dhjetor 2020, por jo Kroacia) brenda 12 orësh;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme nuk mund të hyjnë në territorin e Sllovenisë, pa patur arsye të veçanta (humanitare, etj.) dhe me miratim paraprak të autoriteteve sllovene dhe/ose të autoriteteve të vendit të destinacionit. Por më parë, me notë Ambasada e Shqipërisë kërkon miratim nga autoritetet sllovene. Të sillet në vëmendje se Sllovenia përfaqëson kufirin e jashtëm të zonës Shengen;

Shtetasit shqiptarë me pasaportë të vlefshme, që vijnë nga Shqipëria dhe janë të pajisur me leje qëndrimi ose pune në Slloveni, lejohet të hyjnë në Slloveni, por janë të detyruar t’i nënshtrohen karantinës 14 ditore. Para hyrjes në territorin e Sllovenisë, në pikat e kalimit kufitar, shtetasit duhet të japin të dhëna të sakta për adresën në Slloveni, si dhe numër telefoni;

Lejohet të lëvizin tranzit në Slloveni, brenda 12 orësh shtetasit shqiptarë, që kanë pasaportë të vlefshme dhe leje qëndrimi ose pune në një vend anëtar të BE-së, apo pjesë e zonës Shengen;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion Slloveninë (në drejtim ajror ose tokësor), do të duhet të ketë miratim paraprak nga autoritetet sllovene duke plotësuar këto kushte: emër mbiemër; numër pasaporte; të dhëna për mjetin apo avionin me të cilin udhëtohet; datat e udhëtimit për hyrje e dalje nga territori i Sllovenisë; test për secilin pjesëtar për COVID-19 të realizuar në një vend të BE-së, të ketë rezultuar negativ dhe të jetë kryer jo më parë se 36 orë; konfirmim nga pala pritëse. Në bazë të të dhënave të mësipërme, Ambasada e Shqipërisë me notë kërkon pranë autoriteteve sllovene miratimin e nevojshëm për realizimin e udhëtimit;

Për FK Tirana, nëse do të ketë udhëtim me destinacion një vend të BE-së, ose të zonës Shengen, duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, ai mund të realizohet përsëri duke respektuar të gjitha kërkesat e mësipërme dhe me notë drejtuar autoriteteve sllovene përmes Ambasadës së Shqipërisë. Më parë duhet dhënë miratim edhe nga autoritetet e vendit të destinacionit. Nota do të ishte e këshillueshme edhe për mundësimin e kthimit në Shqipëri nëse kalohet tranzit në territorin e Sllovenisë.

Lidhur me udhëtim mbështetësish (tifozësh) të FK Tirana, respektohen të gjitha rregullat e kufizimet e përcaktuara për shtetasit shqiptarë, që vijnë nga Shqipëria, pjesë e listës së kuqe sa i përket situatës epidemiologjike të COVID-1

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit