Luanët e detit po çiftëzoheshin| Policia bllokon rrugët për të mos i ndërprerë

Luanët e detit po çiftëzoheshin| Policia bllokon…



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në ishullin britanik Falklands në Paqësor pranë brigjeve të Argjentinës. Policia rrugore ka bllokuar trafikun për disa momente, pasi panë luanët e detit që po çiftëzoheshin.

Fotot qesharake tregojnë konët rrugorë që vendosi policia për të rrethuar vendin ku ndodheshin luanët të detit, të cilët kishin dalë nga një gardh metali e për pasojë kishin përfunduar në rrugë.

Në ishujt Falklands ndodhen një numër i konsiderueshëm luanësh deti. Këto të fundit vijnë në ishull në fund të shtatorit ku dhe kanë muajin e shumimit, i cili zakonisht zgjat deri në fund të vitit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit