Luani i Surrelit rrëzon nga Froni Luizin, mesazh me kode deleve të tij

Luani i Surrelit rrëzon nga Froni Luizin,…

Luani i Shkodrës Luiz Ejlli është rrëzuar nga froni dhe në vend të tij tashmë do të jetë luani i Surrelit Edi Rama. Sunduesi i shtetit që ua bëri “rrup sup” delve të tij, është zgjuar sot me plot kreativitet.

Reforma territoriale u kry dhe Shqipëria tashmë do të ketë minus 15 bashki. Kjo arritje e qeverisë mavi, i ka sjellë hanxhiut të Partisë Socialiste frymëzim. Rama ka publikuar një videomesazh për delet e tij me kostum deputeti.

Një luan në sfond, mesazh që nën rreshta tregon superfuqinë e tij për të sunduar delet e tij në Kuvend, socialistë e demokratë por dhe popullin e shkretë që rri dhe bën sehir. Nën petkun e tiranisë, filozofisë, ironisë, poezisë, kodeve, Zotit, Rama ka treguar dhe njëherë përmes videos së publikuar në rrjetin e tij, se shpirti që ia ka falur djallit, do të shtypë çdo kënd që i del kundër dhe nuk do të pengohet nga askush për të përmbushur qëllimin e tij.

Një sy akoma më kritik, do ta shihte këtë videomesazh si një përgatitje e tij për botën e televizionit. A po tregon Rama se së shpejti do të futet në Big Brother dhe do të njihet si luani që sundoi Shqipërinë dhe askush nuk bëzan gjys fjale?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit