Luani më i vjetër në botë vritet nga barinjtë

Luani më i vjetër në botë vritet…

Një nga luanët më të vjetër në botë u vra nga barinjtë. Luani, i quajtur Loonkiito, ishte nga ekosistemi Amboseli-tsavo në Parkun Kombëtar Amboseli, Kenia, një zonë e mbështetur nga një organizatë jofitimprurëse brenda Amboseli Ecosystem Trust, e cila kujdeset për ‘njerëzit, jetën e egër dhe habitatet e ekosistemit’.

Loonkiito ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, ndërsa mosha mesatare e luanëve në natyrë është 13-vjeç. Në postimin e Lion Guardians thuhet: “Me zemër të rënduar ndajmë lajmin për ngordhjen e Loonkiito (2004 – 2023), luani mashkull më i vjetër në ekosistemin tonë dhe ndoshta në Afrikë. Ai ngordhi dje, më 12 maj 2023 në moshën 19-vjeçare. Ishte simbol i qëndresës dhe i bashkëjetesës. Ne në Lion Guardians ndihemi të privilegjuar që kemi dëshmuar për jetën dhe ekzistencën e tij.”

Thatësira mund ta bëjë më të vështirë për luanët të gjuajnë gjahun e egër dhe kështu luanët në dëshpërim kthehen për të ngrënë bagëti. 

Meqenëse pronarët e bagëtive humbën kaq shumë nga kafshët e tyre nga thatësira, ata janë vigjilentë në mbikëqyrjen e kafshëve të tyre të mbetura. Fatkeqësisht, Loonkiito u kap në këtë pikë pasi po vuante nga uria”, njoftoi organizata Lion Guardians. /Ladbible

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit