Lubonja shpjegon pse është harruar arsyeja e shpalljes non grata të Berishës

Lubonja shpjegon pse është harruar arsyeja e…

Analisti Fatos Lubonja ka sqaruar se pse është harruar arsyeja e shpalljes non-grata të Sali Berishës.

Ai ka shtuar se nëse Partia Demokratike synonte të largonte ish-kryeministrin atëherë do të duhej të besonte tek kjo kauzë, të mblidhte prova, fakte dhe t’i pasuronte ato.

“Në të gjithë këtë debat harrohet motivacioni se përse Sali Berisha është shpallur non-grat nga SHBA që duhet të ishte objekt i vërtetë për debat. Motivacioni është korrupsioni i nivelit të lartë.

Vetëm për korrupsionin në PD dhe në Shqipëri nuk po flitet në këtë debat. Nëse PD do të largonte Sali Berishën duhet ta largonte duke besuar tek kjo akuzë, duke pasur prova dhe duke u pasuruar ato. Duke shkuar tek anëtarët, militantët dhe më gjerë me prova të qarta.

Ky debat nuk bëhet fare, por thuhet duhet të iki sepse na prish marrëdhëniet me SHBA. Këtu ka një kontradiksion dhe shqiptarët nuk janë budallenj. Mendimi im është se Berisha nuk është hequr për korrupsion.
Nëse do të kishte vërtet problem për korrupsion…zonja Kim nuk shqetësohet fare, siç nuk shqetësohet të shkojë tek oligarkët me të cilët ka bashkëpunuar deri dje Berisha dhe akuzoheshin nga Rama për korrupsion”, – tha Lubonja.

I ndalur tek deklaratat e fundit të kreut të PD Lulzim Basha dhe sekretarit të PD-së Gazment Bardhi, Lubonja tha se çështja e statutit ka filluar me kryedemokratit Basha i cili sipas tij ka bërë një shkelje, pasi me vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk pyeti apo konsultua me asnjë anëtar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit