Lubonja: Veliaj prishi shkollën “Sami Frashëri” për të bërë biznes, këtë plan ka edhe për Teatrin Kombëtar

Lubonja: Veliaj prishi shkollën “Sami Frashëri” për…

Publicisti Fatos Lubonja ka ngritur tonet sot në një analizë për news 24, teksa është shprehur se edhe pse Shqipëria po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe koronavirusit, sërish ka politikanë dhe biznesmenë rreth tyre që nuk ndalen dhe kërkojnë të shtojnë pasurinë.

Lubonja solli shembullin e Teatrit, dhe planit për pishjen e tij. Ai u shpreh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një godinë, por me një shkollë, me një trashëgimi, që u lihet të tjerëve. Dhe sipas tij, motivi i qeverisë është për të bërë biznes, për të bërë kulla.

Analisti i njohur, u shpreh se të njëjtën gjë bëri kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, me shkollën e njohur, Sami Frashëri. Sipas tij, shkolla ishte krejt në rregull dhe e qendrueshme nga ana strukturore pas tërmetit, dhe kjo e dalë nga vlerësimi i ekspertëve. Por, pohoi ai, Veliaj e shembi, sepse aty do bëhet biznes, do bëhen ndërtime.

Lubonja u shpreh se ideja e legalizimit të kanabisit është shkelje syri për trafikantët dhe një mundësi e madhe për pastrimin e parave, nga grupet kriminale, gërshetuar kjo edhe me projektin e aministisë fiskale.

Përveç kësaj, Lubonja tha se edhe si model është i dënueshëm, pasi duke legalizuar kanabisin, qeveria u jep një sinjal të rinjve, se me çfarë duhet të merren dhe çfarë rruge duhet të ndjekin.

Duke u ndalur tek përplasja politike më e fundit për reformën elektorale, publicisti u shpreh se është në favor të një ndryshimi kushtetues, për të korigjuar gjërat që nuk kanë shkuar mirë me zgjedhjet. Lubonja tha se është pro ndryshimit të sistemit, dhe forcimit të rolit të Presidentit. Duhen më shumë hapësira, u shpreh ai, për të stimuluar forca dhe energji të reja në politikë. /Lapsi.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit