Lufta Balluku-Veliaj prek edhe Burgjet? A e preu ajo kokën e Kupit?

Lufta Balluku-Veliaj prek edhe Burgjet? A e…

Dorëheqja e Adriatik Kupit, vetëm shtatë muaj pasi Toni Gogu e emëroi në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, vjen në një moment kur përplasjet dhe rivalitetet brenda Partisë Socialiste janë kthyer në objekt debati publik. Më 11 tetor, media raportoi se Gogu kishte kërkuar largimin e Kupit dhe se në vend të tij mund të emërohej një grua e afërt me Belinda Ballukun. Një ditë më pas, Kupi konfirmoi dorëheqjen.

 

Në sfond është edhe përplasja e raportuar mes Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt, dy emra të rëndësishëm të mazhorancës, ndërsa Veliaj ndodhet në paraburgim. Në të njëjtën kohë, raportimet për një rol të mundshëm të Ballukut në ndryshimin e drejtimit të Burgjeve ngrenë pyetjen nëse pas lëvizjeve administrative qëndrojnë edhe rivalitete për ndikim brenda pushtetit. Çështja bëhet edhe më e ndjeshme për shkak të emrit të Belinda Ballukut, e cila është marrë e pandehur në një çështje penale dhe vijon të gëzojë imunitet parlamentar, ndërsa ndaj saj është raportuar edhe masa e pezullimit nga detyra.

 

Pikërisht këtu lind pyetja që kërkon përgjigje: a ka ndikim Balluku në vendimmarrjet për emërimet dhe largimet në institucione të rëndësishme, përfshirë sistemin penitenciar? Deri më tani, informacionet për rolin e saj në largimin e Kupit mbeten pretendime mediatike dhe nuk ka të dhëna publike të mjaftueshme për t’i paraqitur si fakt. Megjithatë, kur bëhet fjalë për një institucion që administron burgjet, transferimet dhe kushtet e personave të privuar nga liria, çdo dyshim për ndikim politik duhet të marrë përgjigje institucionale.

 

Adriatik Kupi, i njohur si “Tiku i Lalit”,  është i skeduar për bashkëpunim me vrasës e trafikantë në vitet 1995-2011. I kandiduar nga Edi Rama për kryetar komune në vend që të çohej në burg. 11 vite në OSHEE la 83 tenderë, 20 prej tyre të hetuar nga SPAK-u, por vetëm ai nuk u procedua, teksa sot u largua me urdhër të Ballukut.

 

Në këtë histori, dorëheqja e Kupit nuk e mbyll çështjen, por e bën edhe më të rëndësishme përgjigjen ndaj pyetjeve që qarkulluan përpara saj.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit