
Një luftë midis Forcave të Armatosura Sudaneze dhe forcave paramilitare si dhe fraksioneve rivale të qeverisë ushtarake të Sudanit filloi në 15 prill të këtij viti për shkak të problemeve etnike. Përplasjet me luftime të përqendruara në kryeqytetin Khartoum dhe në rajonin Darfur vijojnë prej muajsh.
Që prej muajit tetor mbi 9 mijë njerëz janë vrarë dhe mbi 6 mijë janë plagosur. Ndërkohë ka edhe një lëvizje masive të banorëve të prekur nga këto konflikte. Që prej fundit të muajit tetor, mbi 4.8 milionë banorë janë zhvendosur brenda vendit dhe 1.3 milionë janë larguar nga vendi si refugjatë.
“Ne vazhdimisht marrim raportime të tmerrshme për dhunë seksuale mbi bazat gjinore dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe të fëmijëve.” – tha Clementine Nkweta-Salami e cila është koordinatorja e Kombeve të Bashkuara në Sudan.
Nkweta-Salami shtoi se rreth 25 milionë njerëz kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe tha se më shumë se 70 për qind e qendrave shëndetësore në zonat e konfliktit tani janë jashtë shërbimit, duke rezultuar në shpërthime të kolerës, malaries, fruthit, dhe nivele të larta të kequshqyerjes tek fëmijët.
Kombet e Bashkuara kanë targetuar rreth 12 milionë njerëz për ndihma humanitare dha ka akorduar 2.6 miliardë dollarë të tjera.
“Çfarë po ndodh është në kufinjtë e djallëzores. Mbrojtja e civilëve vazhdon të jetë një shqetësim i madh.” – deklaroi Nkweta-Salami.
Forcat paramilitare RSF do të marrin të gjithë rajonin e Darfur nga ushtria Sudaneze referuar Mohamed Osman i cili është studiuesi Sudanez i Human Rights Watch.