Lufta e Izraelit me Palestinën: Irani kërcënon se do të bllokojë mesdheun nëse sulmet e Izraelit vazhdojnë

Lufta e Izraelit me Palestinën: Irani kërcënon…

Lufta e Izraelit me Palestinën ka hyrë në muajin e tretë me mbi 20 mijë viktima dhe mbi 53 mijë të plagosur në Rripin e Gazës dhe në ‘West Bank’. Vetëm në 24 orët e fundit 200 viktima janë regjistruar nga bombardimet në Rrripin e Gazës. Kombet e Bashkuara dhe Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres i kanë bërë thirrje të vazhdueshme Izraelit për armëpushim të menjëhershëm dhe ndalimin e bombardimeve mbi civilët dhe zonat e banuara por këto thirrje janë injoruar nga Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu.

Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar se Deti i Mesdheut mund të bllokohet nëse Amerika dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të kryejnë krime në Rripin e Gazës.

“Së shpejti të presin mbylljen e Detit Mesdhe, Ngushticës së Gjibraltarit dhe rrugëve të tjera ujore.” – ka deklaruar Gjenerali Mohammad Reza Naqdi i cili është koordinatori i gardës revolucionare.

Nga ana tjetër grupimet paramilitare Houthi të Jemienit dhe Iranit kanë sulmuar anijet tregtare të Amerikës dhe Anglisë në detin e kuq në formë reagimi për bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Irani nuk ka akses në detin mesdhe dhe kjo nuk dihet sesi do të arrihet bllokimi i Detit Mesdhe por aleatët e Iranit në detin mesdhe janë grupimi i Hezbollahut në Liban dhe grupimet e armatosura në Siri.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit