Lufta e miliarderëve Musk vs Bezos: Monopolet janë të këqija, koha të shpërbëhet Amazon

Lufta e miliarderëve Musk vs Bezos: Monopolet…

Pronari i Tesla dhe SpaceX Elon Musk kritikoi drejtpërdrejt pronarin e gjigantit Amazon Jeff Bezzos pas raportit se Amazon kishte refuzuar të vendoste në shitje librin e gazetarit të The New York Times, Alex Berenson, pasi sipas tyre libri i tij për Covid-19 nuk i plotësonte udhëzimet e Amazon për shitje.

Dje Elon Musk kishte shkruar në rrjetin social Twitter duke përmendur drejtpërdrejtë miliarderin Jeff Bezos në postimin e tij që kërkonte shpërbërjen e monopolit të kompanisë së tij.

Ky reagim i Musk erdhi pas njoftimit në Twitter të ish gazetarit të The New York Times, Alex Berenson, se libri i tij ishte censuruar pa i treguar atij ishte hequr nga lista e botimeve.
Më vonë ishte Elon Musk që ngriti alarmin për këtë dhe libri i tij u kthye në listën e botimeve. Autori falënderoi Elon Musk që drejtoi opinionin publik drejt kësaj çështje.

Si Musk dhe Berenson ishin kritik ndaj rregullave të imponuara të izolimit gjatë pandemisë, Berenson është i mendimit se rreziku ishte më i vogël sesa ishte raportuar nga sëmundja Covid-19, ndërsa Musk ishte në konflikt të hapur me qarkun Alameda që refuzonte t’i lejonte hapjen e fabrikës që punësonte mbi 7 mijë punëtorë në shtetin e California.

Gjigantët amerikanë të teknologjisë, Amazon, Apple, Facebook dhe Google tanimë janë nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA’së rreth shkeljeve të supozuara të ligjeve të konkurrencës që prej muajit korrik të 2019’s.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit