Lufta e Tretë po nis seriozisht? SHBA-të nisin aeroplanmbajtëset në brigjet e Kinës

Lufta e Tretë po nis seriozisht? SHBA-të…

Asnjëherë më parë dy superfuqitë më të mëdha të botës nuk kanë qenë më pranë luftës se kaq.

Koronavirusi duket se ishte vetëm preludi i asaj që tani mund të konsiderohet si një “luftë e nxehtë”, mes SHBA-ve dhe Kinës komuniste.

Dy aeroplanmbajtëse amerikane të shoqëruara nga flotat përkatëse, u fotografuan për herë të parë në një operacion të përbashkët në Detin e Kinës Jugore.

Sipas “Daily Mail”, operacioni vjen dy ditë pasi Pekini kërcënoi se, do t’i hidhte në erë aeroplanmbajtëset amerikane.

“USS Nimitz” dhe “USS Ronald Reagan”, shoqëroheshin nga grupet e tyre të goditjes dhe nga avionët bombardues “B-52”.

SHBA-të nuk i ka bërë bashkë dy aeroplanmbajtëse në rajon që prej vitit 2014.

Tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës mbeten të larta, pasi Amerika vazhdon ta kritikojë Kinën, për reagimin ndaj koronavirusit.

Ndërkohë presidenti Donald Trump, e ka kërcënuar këtë vend me luftë tregtare.

Edhe qasja e Kinës ndaj Hong Kongut, i ka shtuar tensionet. SHBA-të thonë se, Kina po përdor pandeminë për të shtuar pretendimet territoriale.

[ngg src=”galleries” ids=”129″ display=”basic_imagebrowser”]/Burimi: Daily Mail/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit