Lufta Izrael-Palestinë, 20 mijë të vdekur në Rripin e Gazës

Lufta Izrael-Palestinë, 20 mijë të vdekur në…

Lufta Izrael-Palestinë ka nisur më 7 tetor, teksa deri tani ka vrarë 20 mijë persona në Rripin e Gazës. Ndërkohë mësohet se 52.600 njerëz janë plagosur.

Të paktën 8,000 fëmijë dhe 6,200 gra janë në mesin e të vdekurve, sipas të dhënave. Kohët e fundit janë bërë përpjekje të reja për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Por kryeministri izraelit Netanyahu, hodhi poshtë çdo mundësi për armëpushim deri në shfarosjen e plotë të organizatës së Hamasit.

Ushtria izraelite tha se ka sulmuar ndërtesa dhe tunele, duke shtuar se sulmet ajrore kanë shkatërruar një ndërtesë që po e përdorte Hamasi. Në ditët e fundit ka shënjestruar mbi 600 caqe militante, përfshirë depo të armëve dhe pozicione të raketahedhësve. Këto pretendime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.Krahu ushtarak i Hamasit tha se militantët janë përleshur me armë të vogla dhe raketa kundërtanke me trupat izraelite që hynë në veriperëndim të Rripit të Gazës. Militantët palestinezë kanë vazhduar të hedhin raketa në Izrael, përfshirë një drejt Tel Avivit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit