Lufta kibernetike – ekspertët japin alarmin: Europa, jashtëzakonisht e papërgatitur

Lufta kibernetike – ekspertët japin alarmin: Europa,…

Vendi ynë shpeshherë ka qenë viktimë e sulmeve kibernetike, jo vetëm faqet zyrtare por edhe ato të bizneseve private mund të hakërohen në çdo moment dhe ne jemi të papërgatitur. Ekspertët evropiane kanë dhënë alarmin se Evropa është në mes të një rreziku të lartë të luftës kibernetike.

Në vendet europiane kërcënimi më i madh i kanoset institucioneve arsimore dhe kujdesit shëndetësor.

Cisco zhvilloi një studim për t’u njohur më afër me mbrojtjen nga sulmet kibernetike në Europë dhe ajo qe vuri re ishte se punonjësit e kompanive kishin një siguri në vetvete që nuk do të binin pre e këtyre sulmeve. “Kjo është mjaft mbresëlënëse,” vuri në dukje Korff. “Kompanitë ndjehen relativisht të sigurta, edhe pse janë relativisht të papërgatitura.”

Cisco anketoi më shumë se 8,000 drejtues të kompanive në mbarë botën në janar dhe shkurt, duke përfshirë pothuajse 2,000 në Evropë. Më shumë se 80 për qind e menaxherëve të anketuar në Evropë thanë se ishin të sigurt se do të ishin në gjendje të mbijetonin në luftën kundër sulmeve kibernetike. Ata janë topalisht të pambrojtur dhe të papërgatitur.

“Kur shoh se një e treta e kompanive industriale nuk kanë ende një strategji AI, frikësohem dhe shqetësohem”.

Arsyeja për performancën e dobët të shumë kompanive industriale është kryesisht jetëgjatësia e shumë sistemeve të prodhimit, tha Korff. “Proceset e prodhimit janë mbështetur në mënyrë elektronike për 30 vjet. Disa nga sistemet operative ende përdorin Windows 95 ose 98. Sigurisht që nuk janë të përditësuar me teknologjinë më të fundit.” Dhe ato janë gjithashtu të vështira për t’u rinovuar. “Sistemet e vjetra operative dhe makinat ekzistuese e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë instalimin e teknologjisë së sigurisë këtu.”

“Industria prodhuese duhet të jetë e kujdesshme që të mos humbasë dy megatrendet teknologjike të sigurisë kibernetike dhe AI ​​– kjo vlen për Evropën dhe Gjermaninë”, paralajmëroi Korff. Përndryshe, konkurrenca do të ishte në rrezik. “Kjo është jetike për ekonominë gjermane dhe evropiane. Nëse nuk jemi në gjendje të përdorim AI, duke mbrojtur gjithashtu veten nga sulmet e AI, atëherë nuk do të mbijetojmë në dekadën e ardhshme.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit