
Javën e ardhshme David Cameron do të vizitojë Tiranën.
“The Sun” shkruan se zyrtari i lartë britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare ku do të takojë krerët e institucioneve kryesore Shqiptare si Presidentin e Republikë, Bajram Begaj apo Kryeministrin Edi Rama.
Sipas mediave britanike arsyeja e vizitës së tij është në kuadër të një bashkëpunimi të ri ndërmjet dy vendeve sa i përket luftimit të emigracionit të paligjshëm, një çështje kjo që vijojnë të përbëjë shqetësim për autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar.
Së fundmi Britania e Madhe ka miratuar planin Ruanda, ku të gjithë emigrantët e paligjshëm do të dëbohen në shtetin Afrikan.