Lufta në Gaza, Netanyahu: Po përgatitemi të hyjmë në Rafah

Lufta në Gaza, Netanyahu: Po përgatitemi të…

Benjamin Netanyahu tha të enjten vonë se ushtria izraelite po përgatitej të hynte në qytetin Rafah, streha e fundit e refugjatëve palestinezë në Rripin jugor të Gazës. Kryeministri i Izraelit e bëri deklaratën gjatë një takimi me familjet e ushtarëve të mbajtur peng nga militantët palestinezë në Gaza, raporton gazeta izraelite The Times of Israel. “E di që çdo ditë që kalon është ferr… Djemtë tuaj janë heronjtë tanë. Heronjtë e Izraelit”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit u tha të afërmve të robërve se vetëm presioni ushtarak do të siguronte lirimin e pengjeve, duke shtuar se Izraeli po përgatitej të hynte në Rafah. “Unë personalisht merrem me të ditë e natë. Vetëm vazhdimi i presionit të fortë ushtarak që kemi ushtruar dhe do të ushtrojmë… do t’i kthejë të gjithë mbrapsht”, tha ai.

Ne pushtuam pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe Khan Younis. Ne kemi siguruar Rripin dhe po përgatitemi të hyjmë në Rafah”, vazhdoi ai, duke këmbëngulur se të gjitha avantazhet e Izraelit duhet të “përdoren me maturi në negociatat që unë zhvilloj çdo ditë”. Komentet e Netanyahut vijnë vetëm disa ditë pasi Jerusalemi tërhoqi ekipin e tij negociues nga Katari pasi Hamasi refuzoi ofertën e tij të fundit në bisedimet e pengjeve dhe armëpushimit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit