
“Nuk ka pasur përparim në bisedimet e armëpushimit pavarësisht se Hamasi ka treguar “fleksibilitet”, thotë një përfaqësues i Hamasit në Bejrut.
Osama Hamdan tha se Benjamin Netanyahu po pengon që marrëveshja të zhvillohet pasi nuk është i interesuar për lirimin e pengjeve izraelite.
“Negociatat janë bllokuar në një rreth vicioz”, tha ai në një konferencë për shtyp në Bejrut.
Përpjekjet e Katarit dhe Egjiptit, të mbështetura nga SHBA, deri më tani kanë rezultuar të pafrytshme, pasi Hamasi po shtyn për t’i dhënë fund ofensivës në Gaza, ndërsa Izraeli preferon një marrëveshje për lirimin e të burgosurve për pengje dhe po refuzon të angazhohet për t’i dhënë fund fushata ushtarake.
Ditën e sotme rreth orës 18:30 pritet që kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Joe Biden të kenë një bisedë telefonike për situatën në Rripin e Gazës.