Lufta në Ukrainë/ Rusia ka kryer torturë, përdhunime dhe krime lufte

Lufta në Ukrainë/ Rusia ka kryer torturë,…

Rusia ka kryer shkelje në shkallë të gjerë të të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe normave humanitare, që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Raporti tha se shkeljet përfshijnë vrasje të qëllimshme të civilëve të paarmatosur – që paraqesin krime lufte – por edhe tortura, ndalime të paligjshme, përdhunime dhe forma të tjera të dhunës seksuale dhe dëbime të dhunshme të fëmijëve ukrainas në Rusi nga zonat nën kontrollin e Moskës.

Në raport janë identifikuar një “sërë” rastesh të përdhunimit dhe dhunës seksuale nga autoritetet ruse në zonat që kanë marrë nën kontroll.

Dhuna seksuale, që përbën torturë, dhe kërcënimi ndaj këtyre grave dhe burrave kanë qenë aspekte të rëndësishme të torturës së kryer nga autoritetet ruse”, u tha në raport.

Transferimi dhe dëbimi i fëmijëve ukrainas në Rusi “përbën krim lufte”, tha raporti, duke shtuar se shumë fëmijë nuk mundën të kontaktonin me familjarët e tyre dhe “mund të kenë humbur përgjithmonë kontaktin me ta”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit