Lufta nis sërish/ 7 ushtarë të vrarë në konfliktin Armeni-Azerbajxhan

Lufta nis sërish/ 7 ushtarë të vrarë…

Ka rinisur lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku 7 ushtarë azerbajxhanë kanë mbetur të vrarë në konfliktin me forcat armene pranë rajonit të diskutueshëm të Nagorno-Karabak të martën.
Sakaq dhjetëra ushtarë azerbajxhanë kanë mbetur të plagosur, në konfliktin më vdekjeprurës që nga përfundimi i luftës midis Jerevanit dhe Baku vitin e kaluar, sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së vendit.
Sipas palës armene ka një ushtar të vdekur dhe 24 të zhdukur dhe 13 të burgosur gjatë konflikteve të tilla. Jerevani njoftoi gjithashtu se kishte humbur dy zona ushtarake, të cilat ishin të pushtuara nga Baku. Përplasjet shpërthyen dje pas javësh të përshkallëzimit të tensioneve në kufirin mes dy vendeve, të cilat pretendojnë kontrollin e rajonit të Nagorno-Karabakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit