Lufta për karriget e deputetit, plas sherri në PD!

Lufta për karriget e deputetit, plas sherri…

Synimi për të siguruar një vend në listat për zgjedhjet e ardhshme, ka sjellë përplasje në radhët e Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së në Devoll, Arben Miza ka pasur debate të forta me funksionarë të po kësaj force politike, në lidhje me emrat e propozuar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa dega e selisë blu në Devoll, ishte mbledhur për të diskutuar mbi përzgjedhjen e kandidatëve.

Romeo Hajdërlli, një prej anëtarëve ka qenë personi që ka debatuar me Mizën.

Të pranishëm kanë qenë edhe Endri Hasa me Florian Mimën.

Hajdërlli nuk ka qenë dakord lidhur me kandidaturat e propozuara për t’u përfshirë në listën garuese në zgjedhjet e vitit 2021.

Kjo gjë ka bërë që të përplaset me Mizën.

Ai ka qenë një nga drejtorët më të rëndësishëm të Bashkisë Devoll kur kjo drejtohej nga Bledion Nallbati, i PD-së.

Kryedemokrati Lulzim Bash aka prezantuar disa ditë më parë nismën e re. 

Sipas nismës së Bashës, të gjithë kandidatët për deputetë dhe për kryetar bashkie do të zgjidhen nga anëtarësia, në bazë të parimit ‘një anëtar, një votë’.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit