"Lufta" për një vend në çerekfinale: Supersfida Argjentinë-Egjipt, publikohen formacionet

“Lufta” për një vend në çerekfinale: Supersfida…

Argjentina do të përballet sot me Egjiptin në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, me objektivin e vetëm: sigurimin e një bilete për në çerekfinale.

Edhe pse kampionët në fuqi vijojnë të konsiderohen mes favoritëve për të mbrojtur titullin, paraqitjet e tyre në këtë Botëror nuk kanë qenë aq bindëse sa pritej, duke lënë vend për kritika dhe pikëpyetje.

Një nga futbollistët më të komentuar ka qenë Julian Alvarez, i cili nuk ka arritur të shkëlqejë në sulm. Megjithatë, trajneri Lionel Scaloni duket se do t’i japë edhe një mundësi, duke e aktivizuar nga minuta e parë në sfidën ndaj Egjiptit.

Nga ana tjetër, Lautaro Martinez dhe talenti i ri Nico Paz pritet ta nisin takimin nga stoli, me Scalonin që nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit